UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik
Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Shkodër, prej 18 muajsh, po realizon ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, një investim i rëndësishëm që do të përmirësojë furnizimin me ujë në të gjithë qytetin.Në kuadër të përfundimit të punimeve dhe lidhjes së rrjetit të ri me stacionin kryesor në Dobraç, ju njoftojmë se në datat 21 dhe 23 korrik do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.Ju lutemi të merrni masa për sigurimin e rezervave të ujit gjatë kësaj kohe.Njëkohësisht, bëjmë me dije se për institucionet me rëndësi të veçantë, si spitalet, shkollat etj., do të vihen në dispozicion botet e ujit për çdo emergjencë të nevojshme gjatë ditëve të kufizimit.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com