U “zbërthyen” nga SkyEcc: Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë në vrasjen e Birçajt, zbulohet roli i policëve në trafikun e drogës
vlore VLORË- Detaje të tjera janë zbardhur nga operacioni i SPAK këtë të shtunë në Vlorë, ku u godit një nga grupet kryesore në qytet. Bëhet fjalë për grupin e Inez Hajrullës, i cili njihet si "I forti i Vlorës", aktualisht në kërkim. Po ashtu, edhe krahu i tij i djathtë Ervis Matodashaj. Të dy ata arritën t'i shpëtonin edhe operacionit të sotëm në zonën e njohur si "7 Pallatet" te Kompleksi Oslo. Burime bëjnë me dije se ky operacion u mundësua falë provave të gjetura nga zbërthimet në rrjetin SkyEcc. Falë komunikimeve por edhe kryqëzimin me prova të tjera Prokuroria e Posaçme e lidh këtë grup kriminal me dy vrasje por edhe episode të trafikut të lëndëve narkotike. Sipas burimeve, përveç vrasjes së Gentian Qarrit, ngjarje...
Burimi:
zeri.ai