Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
U vra pas një shpërthimi në hyrje të pallatit në Shkodër, del fotoja e 55–vjeçarit! Kush ishte viktima Hysni Ymeri
hysni imeri SHKODËR- Personi që shihni në foto është 55-vjeçari Hysni Ymeri, i cili mbeti i vrarë mesditën e djeshme pas një shpërthimi në hyrje të pallatit ku jetonte, në Shkodër. Sapo viktima ka mbërritur në hyrje të pallatit ka ndodhur shpërthimi, ku fillimisht dyshohej se ishte lëndë eksplozive, ndërsa më pas rezultoi se shkak ishte bërë shpërthimi i boksit të matësve të pallatit. Aktualisht, hetuesit janë përqëndruar në dy pista, aksidentale dhe ajo për hakmarrje, megjithëse pritet që ekspertizë të përcaktojë shkakun e saktë të ngjarjes. Por kush ishte viktima, Hysni Ymeri? Hysni Ymeri është vëllai i një personi të dënuar me burg për një vrasje të ndodhur shumë vite më parë në Shkodër. Në vitin 1995 në Kiras është vrarë Shefqet Çekorja nga vëllai i Hysni Ymerit....