U sulmua nga socialistët/ I kërkoi Ramës vetëpastrimin e PS, reagon Spiropali: Gjuhë të shthurura e konspiracione…
Ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja e PS, Elisa Spiropali dy ditë më parë bëri një deklaratë, ku kërkoi një vetëpastrim të Partisë Socialiste, “pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe”, siç u shpreh ajo. Por menjëherë pas kësaj deklarata, Spiropali u sulmua nga kryetarja e PS në Shkodër, Mirela Dodaj, e cila ka thënë se “Nëse vërtet duhet të nisë një proces vetëpastrimi në Partinë Socialiste, atëherë do të ishte e ndershme të fillonte nga ju, Elisa Spiropali”. Por sot, Spiropali ka zgjedhur që t’i përgjigjet përmes një poezie të Anna Akhmatovës. “Kur t’ju merren mend’ e t’ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës”, shkruan Spiropali. Spiropali ka përcjellë mesazhin se sulmet...
Burimi:
sot.com.al