U shkarkua se ishte kundër transferimit të Kadastrës, Shehaj: Më njoftuan me email…. Punonjësja: Po digjet i njomi me të thatin!
punonjesit e kadastres se vlores VLORË- Nëndrejtori i Kadastrës së Vlorës, Sokol Shehaj, është liruar nga detyra, për shkak se firmosi kundër transferimit të këtij institucioni në Tiranë. Shehaj u prit me duartrokitje dhe mes lotësh nga stafi, pasi konsiderohet si një nga drejtuesit që ka mbështetur hapur punonjësit e Hipotekës në këtë situatë. Shehaj është shkarkuar nga detyra, pikërisht për shkak të qëndrimit të tij në mbrojtje të punonjësve dhe për firmosjen e peticionit kundër zhvendosjes së institucionit. Punonjësit e Kadastrës së Vlorës e cilësojnë largimin e tij si një veprim ndëshkues dhe një sinjal negativ për çdo zë që kundërshton vendime të marra pa konsultim. Ata theksojnë se transferimi në Tiranë do të sjellë vështirësi të mëdha ekonomike dhe familjare, përfshirë pamundësinë për...
Burimi:
zeri.ai