Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
U shiste kapsolla e fishekzjarre fëmijëve, e pëson tregtarja në Elbasan, ja çfarë iu gjet pas kontrollit
Një tregtare është proceduar penalisht pasi është kapur në flagrancë duke i shitur fishekzjarre dhe kapsolla fëmijëve të moshës 12-13 vjeç, në mënyrë të paligjshme. Aksioni është kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, të cilët referuan materialet në Prokurori. “Nisi procedimi penal për shtetasen D. Xh., 58 vjeçe, pasi dyshohet se u ka shitur lëndë piroteknike (kapsolla) dy të miturve, 12 dhe 13 vjeç”, bënë me dije policia vendore. Gjithashtu gjatë kontrollit në dyqan është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndësh piroteknike si provë materiale, teksa u ngrit edhe akuza për tregtim të paligjshëm të lëndëve piroteknike.