U rrëzua aksidentalisht në banesën e motrës së tij, humb jetën 62-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht në banesën e motrës së tij. Sipas të dhënave paraprake, 62-vjeçari nga Bilishti, ka shkuar për vizitë në motra në Korçë. Viktima ka rrëshqitur në tualet dhe ka marrë dëmtime të rënda. Ai është transportuar në spital me ambulancë, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës të marrë në kokë. Policia po kryen veprimet hetimore ndërsa trupi do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore.
Burimi:
ntv.al