U proceduan penalisht për bllokimin e rrugëve në Tiranë gjatë tubimit, zbardhen emrat e 16 protestuesve
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 16 shtetas, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera lidhur me bllokimin e rrugëve në kryeqytet gjatë një tubimi të zhvilluar ditët e fundit, mes tyre edhe tre nismëtarët. Mes 16 protestuesve janë edhe nismëtarët e njohur Arben Kola, Luçiana Kokaj dhe Arilda Lleshi, që, siç ka deklaruar edhe vetë Kola ditë më parë, njihen si nismëtarë edhe nga policia. Sipas njoftimit zyrtar, personat e proceduar dyshohen për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, si dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Mes emrave të tjerë që janë proceduar janë edhe: Ernest Kapo, Aurel Kujtimi, Tomas Kroja, Mateo Yskollari, Xhonatan Dobrozi, Sergo Tafa, Ilir Xhemalaj, Ergi Qoku,...
Burimi:
sot.com.al