U plagosën me thikë/ Transportohen në spitalin e Traumës tre të rinj nga Bulqiza
Tre persona nga Bulqiza, janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Kjo pasi ata janë plagosur me thikë. Bëhet me dije se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Të rinjtë janë të grupmoshës 22–26 vjeç. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastin.
Burimi:
sot.com.al