U plagos rëndë nga përplasja me makinë, i mituri është jashtë rrezikut për jetën
I mituri, i cili u plagos rëndë nga përplasja me makinë ditën e djeshme në zonën e Ish Kënetës në Durrës, është jashtë rrezikut të jetën. Fëmija u dërgua të dielën në Spitalin e Traumës, pasi kishte marrë dëmtime të rënda. Burime bëjnë me dije se 8-vjeçari pritet të kalojë në pavion, jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë do të vijojë të ndiqet në Spitalin e Traumës, SUT, për trajtimin e dëmtimeve të marra nga aksidenti. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv