U plagos gjatë përplasjes me policinë greke, detaje të reja nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

U plagos gjatë përplasjes me policinë greke, detaje të reja nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

Emri i Alesio Xhelo i ashtuquajtur ‘Titi’ ka qenë prej vitesh i lidhur me disa nga rastet më të rënda dhe më famëkeqe të policisë greke. I konsideruar si një nga anëtarët kryesorë të një organizate kriminale, shqiptari dyshohet se është përfshirë në një sërë aktivitetesh të dhunshme, përfshirë grabitje, sulme të armatosura dhe kontrata vdekjeje, me veprimtari të shtrirë nga Greqia në Qipro dhe Shqipëri. Autoritetet greke e kanë përshkruar atë si një ekzekutor të pamëshirshëm dhe gjakftohtë. Një nga ngjarjet më të njohura të lidhura me të daton në vitin 2012, kur gjatë një përplasjeje me oficerë të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë, ai dyshohet se ngriti një armë automatike dhe u përpoq të qëllonte policinë. Sipas burimeve policore, ngjarja u shmang në...