U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak
Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes në Shijak, ngjarje e ndodhur pasditen e djeshme. Arrestimi u bë i ditur nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Ervin Hodaj, gjatë një komunikimi me mediat, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, Altin Lila, për rezultatet e punës së dy drejtorive, gjatë muajit maj. Elton Beqiri është kapur dhe arrestuar nga policia për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje të shtetasit Biond Guri. Siguria në shkolla dhe ajo rrugore, lufta kundër krimeve të rënda dhe narkotike, dhuna në familje dhe reagimi në kohë janë disa nga përparësitë e policisë së deklaruara nga Hodaj. “Ju falënderoj për praninë tuaj në këtë konferencë të përbashkët me Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin...
Burimi:
top-channel.tv