U përfshi nga flakët në protestën e 10 shkurtit, flet operatori: Protestuesit hodhën çantat me molotovë në tokë

U përfshi nga flakët në protestën e 10 shkurtit, flet operatori: Protestuesit hodhën çantat me molotovë në tokë

Operatori i News24, Aldo Kashri, në një intervistë ekskluzive në një studio television tregoi momentet që përjetoi gjatë protestës së 10 shkurtit, ku atij iu rrezikua jeta nga shpërthimi i bombave molotovë që u përdorë nga protestuesit. Kashri tha se ditën e protestës isha si herët e tjera mbi makinën e direktes, live-t, duke filmuar protestën e opozitës. Në momentin që disa protestues po godisnin policinë me molotovë dhe fishekzjarre, policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. “Ata hedhin çantat që kishin me molotovë dhe nuk e di si ndezën me njëra-tjetrën dhe filloi një shpërthim i pakontrolluar dhe një nga molotovët ra sipër makinës së direktes dhe makina mori flakë, bashkë me mua. Kam zbritur për inerci nga makina dhe protestuesit më ndihmuan të fik...