U pagua nga ish-deputeti Ndoka për të vrarë vëllezërit Bami, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin e ekstraduar nga Zvicra

U pagua nga ish-deputeti Ndoka për të vrarë vëllezërit Bami, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin e ekstraduar nga Zvicra

GjKKO ka lënë në burg Jozi Krajën, i cili para dy ditësh u ekstradua nga Zvicra drejt vendit tonë. 37-vjeçari akuzohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal. Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dyshohet se 37-vjeçari, gjatë periudhës dhjetor 2020 – maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve Durim dhe Valter Bami, vrasje e kërkuar nga ish-deputeti socialist, Arben Ndoka. Ndoka dyshonte se Bamët kishin gisht në eliminimin e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka në Lezhë në 2017-ën. Për eliminimin e Bamëve u përfshi edhe Ervis Martinaj, Behar Bajri i Shkodrës, dhe Emiljano Shullazi, ndërsa nën akuzë...