U kap me mbi 100 kg drogë gati për shitje, e pëson keq  shqiptari në Itali

U kap me mbi 100 kg drogë gati për shitje, e pëson keq shqiptari në Itali

Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Val Vibrata, në provincën e Teramos në Itali, pasi u kap me mbi 100 kilogramë lëndë narkotike. Ende nuk është zbardhur identiteti i shqiptarit, ndërsa operacioni u krye nga policia e Teramos, e cila sekuestroi sasinë e madhe të drogës, që ishte destinuar për shitje. Sipas policisë, bëhet fjalë për mbi 100 kilogramë hashash, kokainë dhe heroinë. Detaje të tjera lidhur me operacionin do të bëhen të ditura gjatë një konference për shtyp që do të mbahet të hënën, më 5 janar, në orën 11:30, në ambientet e Prokurorisë së Teramos.