U helmuan 56 studentë të Akademisë së Policisë, këto janë pamjet brenda kuzhinës ku ushqimi ishte i kontaminuar
Këto janë pamjet e kuzhinës ku gatuhej për studentët e Akademisë së Policisë, ku 56 prej tyre sot janë helmuar nga ushqimi i kontaminuar në këto ambiente, raporton gazetarja e Top Channel Rudina Muça. Studentët u paraqitën në spital për ndihmë mjekësore, dhe vetëm dy prej tyre u shtruan, ndërsa pjesa tjetër u largua. Pas ngjarjes janë marrë mostra të ushqimit për analiza laboratorike, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik nga ISHP dhe AKU. Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore. Pas helmimit të 56 studentëve të Akademisë së Policisë është arrestuar teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering. Po ashtu është shpallur në kërkim administratorja. Njoftimi i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...
Burimi:
top-channel.tv