U hap pas rreth dy javë bllokimi, aksi Librazhd–Prrenjas do të jetë i aksesueshëm për të gjitha mjetet
Aksi rrugor Librazhd–Prrenjas, i cili u rihap për qarkullim këtë javë pas ndërhyrjeve intensive në terren, do të jetë i aksesueshëm për të gjitha llojet e automjeteve. Sipas ARRSH, aksi i përkohshëm në fazën fillestare do të jetë i shtruar me çakëll të ngjeshur, për të mundësuar kalimin normal të mjeteve, përfshirë automjetet e tonazhit të rëndë. ARRSH thekson se për një periudhë rreth 10-ditore, rruga do të konsolidohet përmes ngjeshjes natyrale dhe nga qarkullimi i automjeteve që do të kalojnë mbi të. Pas kësaj faze stabilizimi ky segment rrugor do t’i nënshtrohet procesit të asfaltimit, duke u kthyer në një aks plotësisht funksional dhe të standardizuar. ARRSH garanton se puna do të vijojë me ritme të shpejta, në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria dhe...
Burimi:
sot.com.al