‘U fshi serveri, Berisha tha se do vriste edhe kreun e opozitës’, Klosi: Policët provokuan protestuesit më 21 janar…

‘U fshi serveri, Berisha tha se do vriste edhe kreun e opozitës’, Klosi: Policët provokuan protestuesit më 21 janar…

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ishte sot në një studio televizive për të folur mbi ngjarjen e 21 janarit, protestën e opozitës së asaj kohe, ku u vranë 4 protestues në bulevard. Klosi thekson se Berisha në atë kohë ka bërë çdo gjë për të zhdukur provat. Sakaq, shton se garda ka qëlluar mbi turmën kë të kapi plumbi. Më tej nënvizon se policia fillimisht provokoi protestuesit, megjithëse dihej se protesta do ishte më e ashpër se të tjerat. Fatos Klosi: Është gjuajtur mbi turmën. Ka një përpjekje të suksesshëm nga ana e fajtorëve për të mos patur prova. Në dy vjet u bë gjithçka e mundur. Sot nuk gjenden asnjë nga studiot e Televizionit qe kanë patur deklaratat e Berishës për çadrat pistoletë, për...