U emërua sot zëvendësdrejtor i BKH-së, Mentor Cuku, vëllai i kryekomisarit të vrarë
SPAK ka njoftuar emërimin e Mentor Çuku në detyrën e zëvendësdrejtorit të Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Sipas njoftimit zyrtar, Çuku u përzgjodh pas një procesi konkurrimi ku aplikuan 11 kandidatë që plotësonin kriteret ligjore dhe profesionale për këtë funksion. Çuku është ndër hetuesit e parë të kësaj strukture dhe vëllai i ish-drejtuesit të policisë Artan Çuku, i vrarë në një atentat mafioz në vitin 2017. Mentor Çuku aktualisht shërben si hetues në BKH dhe ka përvojë në hetimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimeve të rënda. Gjatë karrierës së tij ai ka qenë i përfshirë në një sërë hetimesh në këto fusha dhe, sipas SPAK, njihet për përvojën profesionale dhe aftësitë drejtuese. SPAK sqaron se, sipas ligjit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve...
Burimi:
ntv.al