U ekstraduan dy ditët e fundit, Hasanpapaj dhe Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin
Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, institucion i njohur për masat e forta të sigurisë dhe izolimin e elementëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Një ditë më parë, Sergej Hasanpapaj u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërkohë, këtë të premte u ekstradua nga Belgjika edhe Mario Çela, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi po nga Gjykata...
Burimi:
gijotina.com