U dhunua dhe u plagos me thikë në kokë, avokati Kujtim Cakrani: Autorët më ofenduan, unë iu përgjigja
Avokati Kujtim Cakrani ka folur në një studio televizive duke treguar si ndodhi incidenti i rëndë në Vlorë, ku dy persona e dhunuan dhe plagosën me thikë në pjesën e pasme të kokës. Ai tha se nuk i njihte autorët, ndërsa tregoi se çdo gjë nisi pas një debati verbal në një pikë karburanti. “Ka ndodhur në dalje të Vlorës, për 60 sekonda. Po furnizohesha me karburant, ndërkohë në krahun tim afrohet një makinë që nuk kishte mundësi të kalonte dhe filluan të më provokojnë që keni zënë rrugën etj. U thashë prisni në radhë dhe ata përdorën një gjuhë fyese, që unë ia ktheva, më pas ata dolën nga makina të dy dhe njëri me goditi me thikë nga pas. Nuk i njihja, nuk...
Burimi:
sot.com.al