U dënua për dosjen “Toyota Yaris”/ Apeli i GJKKO liron nga burgu ish kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka liruar nga qelia ish Kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i burgosur prej qershorit 2024 për dosjen “Toyota Yaris”. Gjykata vendosi që të pranojë kërkesën e tij për shuarjen e masës së sigurisë. Aurel Zarka, ish kreu i Prokurorise VloreAurel Zarka, ish kreu i Prokurorise Vlore Njoftimi i gjykates: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më 09.05.2026, disponoi për çështjen penale nr. 131 akti, datë 08.05.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit A.Z: “1. Shuarja e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me Vendimin nr. 87 Akti,...
Burimi:
sot.com.al