U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

Gjykata kushtetuese ka vendosur datën se kur do të shqyrtojë në seancë plenare çështjen ndaj Arben Frrokut i dënuar nga gjykata e lartë me burg të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Siç raporton Anila Hoxha në datën 17 shkurt 2026 gjyqtarët kushtetues shqyrtojnë në kërkesën e të akuzuarit i cili  ka kërkuar Rihapje e procesit. Frroku i cili besohet se gjendet në Holandë kërkon edhe shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 73, datë 29.06.2015 të ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, nr. 443, datë 08.06.2017 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si dhe kthimin e çështjes për rigjykim pranë gjykatës kompetente duke urdhëruar rigjykimin e saj me tjetër trup gjykues. Arben Frroku fillimisht mori pafajësi nga gjykata e krimeve të rënda...