U arrestuan pas përshkallëzimit të tensioneve në protestën e PD-së, Gjykata e Tiranës liron nga burgu 15 protestuesit
Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për 15 protestuesit që u arrestuan gjatë demonstratës së PD-së që u mbajt të dielën. Pas dy orësh e gjysmë në seancë me dyer të mbyllura, Gjyqtarja e Masave të Sigurimit Personal vendosi t’i lirojë të 15 protestuesit e arrestuar. Ndaj tyre u shpall masa e detyrimit me paraqitje. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se gjatë masës ndaj protestuesve që morën pjesë në protestën e 22 marsit, në ambientet e jashtme të gjykatës qëndruan deputetë të PD, familjarë dhe mbështetës. 15 persona u arrestuan dhe 9 të tjerë u vunë nën hetim në gjendje të lirë pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike më 22 mars. Policia ka nisur procedimin penale edhe për deputetin demokrat Klevis Balliu,...
Burimi:
top-channel.tv