U arrestua gjatë protestës te Kuvendi, gruaja e Altin Hilës: E kanë burgosur pa të drejtë!

U arrestua gjatë protestës te Kuvendi, gruaja e Altin Hilës: E kanë burgosur pa të drejtë!

Gruaja e Altin Hilës, protestuesit që u arrestua gjatë protestës së të enjtes përpara Kuvendit, deklaroi se bashkëshorti i saj është arrestuar pa të drejtë për shkak se ai kishte dalë për të protestuar për fëmijën e tyre të sëmurë. Në një komunikim për News24, gruaja e Hilës, e cila i është bashkuar tubimit të sotëm masiv kundër qeverisë, ku merr pjesë edhe diaspora, deklaroi se i është dashur të lërë punën për t’u kujdesur për fëmijët për shkak se bashkëshorti i saj u vu në pranga nga policia. “Kam dalë për burrin tim sepse e kanë burgosur pa të drejtë. Ai ka ardhur këtu me qëllimin e fëmijës së vet dhe ka protestuar qe ditën e parë. Kërkoj lirim sa më të shpejtë. Ishalla...