Turkish Airlines sposton Air Albania, do fillojë fluturimet me Tiranën, të dyja po shesin bileta!

Turkish Airlines sposton Air Albania, do fillojë fluturimet me Tiranën, të dyja po shesin bileta!

air albania TIRANË- Ka përfunduar pa lavdi bashkëpunimi që u nis me bujë mes shoqërisë turke të fluturimeve “Turkish Airlines” dhe “Air Albania”, kompanisë shqiptare ku shteti ka 10% të aksioneve. Pasi njoftoi në nëntor se kishte nxjerrë në shitje kuotën e saj prej 49% që zotëronte në “Air Albania”, operatori turk ka bërë të ditur se do të nisë fluturimet direkte nga Tirana. Në faqen e “Turkish Airlines” njoftohet se nga 10 janari do të jetë e mundur të prenotohen bileta. Nga kërkimi rezulton në fakt se biletat mund të blihen që nga shkurti me çmime me 51-58 euro në një drejtim. Përmes Turkish Airlines mund të udhëtohet tranzit nga Stambolli në të gjithë botën, teksa Aeroporti i Stambollit që nga tetori është më...