Turistët rritën çmimet: Qiratë dhe akomodimi më të shtrenjta në fund të vitit

Turistët rritën çmimet: Qiratë dhe akomodimi më të shtrenjta në fund të vitit

Në dhjetor 2025, inflacioni në Shqipëri arriti në 2.2%, ndërsa tre grupe kryesore të lidhura me turizmin – qiratë, hotelet e restorantet dhe argëtimi – kontribuan me rreth 54% të rritjes së çmimeve, sipas INSTAT. Gjatë vitit, shërbimet e akomodimit u rritën 6.5%, argëtimi dhe kultura 5.6%, ndërsa qiratë mesatarisht 4.5%, duke arritur 8% në dhjetor. Rritja lidhet me orientimin e një pjese të banesave drejt qirave afatshkurtra për turistët dhe zgjerimin e kërkesës turistike. Tregu i qiradhënies ka shënuar rritje të ndjeshme, me çmimet e apartamenteve 1+1 në Tiranë deri në 900 euro/muaj në zonat më të kërkuara. Shërbimet dhe produktet e konsumit jashtë shtëpisë, si kafet, pijet alkoolike dhe ushqimet e bareve e restoranteve, janë gjithashtu më të shtrenjta. Mbi 12 milionë vizitorë...