Turistët lënë Dubai-n për Shqipërinë, frika nga lufta sjell valë vizitorësh në vendin tonë

Turistët lënë Dubai-n për Shqipërinë, frika nga lufta sjell valë vizitorësh në vendin tonë

Frika nga konflikti në Lindjen e Mesme ka bërë që shumë turistë të ndryshojnë planet e pushimeve, duke zgjedhur Shqipërinë si një destinacion të sigurt. Ministri i Kulturës, Inovacionit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri me dije se operatorët turistikë raportojnë një rritje të ndjeshme të kërkesës, veçanërisht nga ata që planifikonin të vizitonin Lindjen e Mesme. “Turistët janë në rritje. Kërkesa për Shqipërinë po rritet për planet e reja të pushimeve”, tha ministri, duke shtuar se rritje po shihen edhe tek Teatri Kombëtar, Teatri Eksperimental dhe sitet kulturore. Gonxhja theksoi gjithashtu ndërtimin e muzeut të ri arkeologjik pranë sheshit “Nënë Tereza” dhe projektet kulturore në të gjithë vendin, ku nga 700 aplikime, 250 janë shpallur fituese. Sipas tij, këto investime do të bëjnë Shqipërinë një...