Turistët e huaj në Shqipëri, Rama publikon shifrat e muajit prill: Tjetër rekord pozitiv, rritje me 8.8% krahasuar me 2025
Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e muajit prill sa i takon numrit të vizitorëve të huaj në vendin tonë. Sipas kreut të qeverisë, Prilli 2026 shënoi një tjetër rekord pozitiv për turizmin shqiptar, me 891,414 vizitorë të huaj, një rritje prej +8.8% krahasuar me prillin 2025. Ai shton më tej se nga Danimarka, Italia, Polonia, Franca, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar e deri te SHBA, gjithnjë e më shumë turistë po zgjedhin Shqipërinë për natyrën, kulturën, bregdetin dhe mikpritjen autentike. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv