Turist i huaj bie pre e një vjedhjeje në Vlorë, policia shpall në kërkim autorin/ I tërhoqi me dhunë varësen nga qafa dhe…

Turist i huaj bie pre e një vjedhjeje në Vlorë, policia shpall në kërkim autorin/ I tërhoqi me dhunë varësen nga qafa dhe…

Një turist i huaj ka rënë pre e një vjedhjeje në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, një person i ka hequr me forcë varësen nga qafa dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Siç raporton gazetari i Top Channel Mikel Marsi, menjëherë pas denoncimit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Aktualisht, ai është shpallur në kërkim, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Top Channel