Tryeza opozitare dhe protesta kombëtare, ja data që pritet të propozojë Berisha
Të premten e 9 Janarit, pritet të mbahet tryeza e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me partitë opozitare, shoqërinë civile dhe organizata të tjera. Tryeza e përbashkët ka si qëllim krijimin e një fronti më të gjerë opozitar kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Burimet bëjnë me dije se Partia Demokratike do të propozojë datën 24 Janar si ditën për të mbajtur protestën kombëtare. Më pas, do të jenë të gjithë që do të vendosin mbi këtë propozim, nëse do të qëndrojnë në këtë datë apo do të vendosin për një tjetër. Një ditë më parë, kreu i PD-së theksoi se është e nevojshme që të krijohet një front më i gjerë dhe të bashkërendojnë përpjekjet kundër qeverisë, në një kohë kur...
Burimi:
gijotina.com