Trump publikon listën/ Ja sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA

Trump publikon listën/ Ja sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar listën e familjeve që marrin ndihmë sociale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në listën e postuar në “Truth Social” përfshihen edhe familjet shqiptare nga Kosova dhe Shqipëria. Siç shihet, edhe më poshtë Shqipëria rezulton me 41.3% të familjeve që marrin ndihmë nga SHBA. Kosova rezulton me 46% të familjeve, ndërsa vendet e tjera të rajonit kanë një përqindje më të ulët. Lista e titulluar “Normat e përfituesve të ndihmës sociale për emigrantët sipas vendit të origjinës” përfshin rreth 120 kombe dhe territore anembanë botës, emigrantët e të cilëve në SHBA marrin ndihmë sociale.