Trump “me gishtin” nga NATO: SHBA do të jetë aty për ta, por a do të jenë ata për ne?

Trump “me gishtin” nga NATO: SHBA do të jetë aty për ta, por a do të jenë ata për ne?

Mes paralajmërimeve të Danimarkës se një ndërhyrje e tij me forcë në Groenlandë do të nënkuptojë fundin e NATO-s, Donald Trump postoi në Truth Social një mesazh plot nënkuptime për aleancën ushtarake transatlantike. “Ne do të jemi gjithmonë aty për NATO-n, edhe nëse ata nuk do të jenë aty për ne”, shkroi ai, duke përcjellë kështu mosbesim ndaj Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Trump është ankuar shpeshherë se shumë anëtarë të NATO-s nuk kishin arritur t’i angazhimet e shpenzimeve ushtarake derisa ai ndërhyri me kërcënimet se do ta tërhiqte SHBA-në nga aleanca, edhe pse nuk pati asnjëherë një vendim zyrtar për largim. Postimi i tij erdhi pak pasi Shtëpia e Bardhë pohoi se nuk e përjashtonte mundësinë e ndërhyrjes ushtarake për të marrë...