Trump kërcënoi ta kthente Iranin në mesjetë, por ishte bllof, tani po përpiqet ta mbyllë luftën

Trump kërcënoi ta kthente Iranin në mesjetë, por ishte bllof, tani po përpiqet ta mbyllë luftën

Analisti Ermir Gjinishi ka folur për zhvillimet e fundit të luftës në Iran, e cila duket se po shkon drejt përfundimit, për shkak se Presidenti Trump ka deklaruar se negociatat kanë qenë produktive. Gjinishi tha se rezistenca që ka bërë Irani, solli që SHBA të mos arrinte objektivat, por tashmë Trump po kërkon ta mbyllë luftën dhe të gjejë kauzë për tu dukur fitimtar. “Ultimatumi i Presidentit, alarmoi jo vetëm rajonin dhe palët, por të gjithë botën. Ai kërcënoi midis të tjerave, nëse nuk hapni Hormuzin do të godas të gjithë kapacittet energjitike të Iranit, kjo rrezikonte që Irani të kthehej në mesjetë, pa dritë, do të gjunjëzohej tërësisht. Izraeli vijon sulmet fill pas kërcënimit, apo ultimatumit të Trump, Natanzit një nga objektet bërthamore, Irani...