Truall, banesa dhe biznese/ Nuk justifikonte pasurinë, i konfiskohen 3 mln euro një personi në Gjirokastër

Truall, banesa dhe biznese/ Nuk justifikonte pasurinë, i konfiskohen 3 mln euro një personi në Gjirokastër

Një personi në Gjirokastër, të identifikuar si Drini Aliko, i janë konfiskuar 3 milionë euro, pasi nuk e justifikonte pasurinë. Kërkesa u bë nga Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër,  i cili nga hetimet rezultoi se nuk ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive. Kërkesa për konfiskim erdhi në kuadër të hetimit pasuror nr.2 të vitit 2019 dhe u konfiskuan pasuritë si më poshtë: – Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 350m2, me vendndodhje në qytetin Gjirokastër; – Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1500m2 dhe ndërtim 23 m2 me vendndodhje në Lazarat, Gjirokastër; – Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 450 m2, me vendndodhje në Grehot, Gjirokastër; – Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1646 m2 me vendndodhje...