Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Tritoli tek panel i matësve të energjisë në Shkodër, zbardhet ngjarja, arrestohen 4 persona
Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit H. Y., bazuar në provat e siguruara, u finalizua operacioni policor i koduar “SHADOWS”. Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: G. B., 27 vjeç, E. I., 27 vjeç, E. H., 25 vjeç, Gj. Z., 24 vjeç Ndalimi i tyre u bë pasi ka dyshime të bazuara dhe të mbështetura në prova se këta shtetas, kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive (e dyshuar me telekomandim në distancë), kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte shtetasi...