Trekëndëshi Dubai-Holandë-Tiranë, zbulohet shifra dhjetëra mln euro të grupit nga Elbasani

Trekëndëshi Dubai-Holandë-Tiranë, zbulohet shifra dhjetëra mln euro të grupit nga Elbasani

nside Story ka siguruar për herë të parë materiale nga dosja kripto e Çopjave që zbulon nivelet e reja të lundrimit të bandave shqiptare. Gjithçka nisi pas një informacioni nga autoritetet spanjolle. Një grusht kartmonedhash pesë euroshe ndezi një hetim të shtrirë në mbarë Europën deri në Shqipëri, duke zbuluar një rrjet të tërë pastrimi. Sipas të dhënave zyrtare të Europol, në vitin 2021, gjatë një kontrolli në banesë të lidhur me një hetim për trafik kokaine, u sekuestruan cash, disa kartëmonedha 5-euroshe që kishin shënime me dorë. Ato jepnin informacione mbi personat që koordinonin dhe lehtësonin aspektin financiar të trafikut. Guardia Civil spanjolle kuptoi që ajo që kishte në dorë ishte një “faturë dore” e një rrjeti global që lëvizte miliona euro nga trafiku...