Tregu te ‘5 Maji’ shkrumb e hi, shitësit dhe qytetarët: Na mungon siguria…
Era e blozës ndihet ende në tregun e ish-Uzinës “Dinamo”. Ndryshe nga një javë më parë, sot në këtë ambient ka rënë qetësia. Pronarët e dyqaneve vijnë rrotull katrahurës që shkaktoi zjarri dhe, në pamundësi për të folur, shprehin pikëllim për çfarë ndodhi. Të njëjtin përjetim kanë edhe qytetarët, të cilët janë klientë të përditshëm të këtij tregu. Grupet e punës herë pas here vijnë rrotull tregut. Disa me matës energjie në dorë e të tjerë duke siguruar perimetrin e sigurisë, ndërkohë që makineritë po hapin rrugët kaluese për në brendësi të tregut. Djegia e dyqaneve të shumicës ka ndikuar edhe te shitjet e rrobave të përdorura. Tregtarët thonë se nuk kanë bërë shitje dhe u mungon siguria për vijimin e aktivitetit. Policia njoftoi zyrtarisht...
Burimi:
ntv.al