Tre vëllezërit Prekaj ‘kokat’ e mashtrimit me call centera! Qendra në kullën “Atti Tower”, kush qëndron pas kompanisë ‘Infinite’
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një rrjet call centerash është goditur në Tiranë, pas një operacioni të SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane. Tre vëllezër, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj të shpallur në kërkim janë në fokus të operacionit të madh të SPAK-ut dhe BKH-së. Njëri prej tyre, Alfred Prekaj, rezulton pronar i kompanisë “Balkanspro”, e cila merret me Call Center dhe telemarketing. Vëllezërit dyshohet se operonin nga një call center i kamufluar me kompaninë 'Infinite', me zyra qëndrore në katin e 9-të dhe të 13-të të “Atti Tower”. Kompania Call Center 'Infinite' rezulton e themeluar në vitin 2023 me zyrë qëndrore tek kulla 'Alban Tower Tirana'. Pronar dhe administrator i 'Infinite' është David Prendi, 29 vjeç. Nga kjo zyrë autorët e mirëorganizuar dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime...
Burimi:
zeri.ai