Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës
Një shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana ka rënë në pranga e policisë greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. I kërkuari ka tentuar të kaloj pikën doganore për të hyrë në Shqipëri në ditën e Krishtlindjeve, kur nga verifikimi i pasaportës në sistem ka rezultuar se ai kërkohej nga Interpol Tirana pasi ishte i dënuar me 4 muaj burg nga drejtësia shqiptare për ‘falsifikim dokumentesh’. Ai është ndaluar nga policia greke, ndërkohë që dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë së Janinës për nisjen e procedurave të ekstradimit. Po në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, janë kapur edhe dy shqiptarë të tjerë, të kërkuar në Greqi. Njëri prej tyre rezultonte i dënuar nga Gjykata e Athinës me 3 vite burg për...