Trajtimi hormonal i personave transgjinorë, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë kërkon shpjegime nga institucionet

Trajtimi hormonal i personave transgjinorë, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë kërkon shpjegime nga institucionet

DEKLARATË PUBLIKEMbi Udhëzuesin e Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”.Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje miratimin e Udhëzuesit të Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”, të miratuar me Urdhrin nr. 304, datë 28.04.2026, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.Në respekt të rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë, dhe të kompetencave të institucioneve publike në fushën e shëndetësisë, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë vlerëson se çështje të kësaj natyre, për shkak të ndikimit të tyre shoqëror, etik, mjekësor dhe antropologjik, kërkojnë transparencë të plotë institucionale, konsultim të gjerë profesional dhe debat publik të informuar.Në funksion të mbrojtjes së interesit publik, Këshilli Ndërfetar konsideron se çdo protokoll apo ndërhyrje mjekësore me pasoja potencialisht afatgjata fizike, psikologjike dhe sociale duhet të mbështetet...