Tragjike në Gramsh/ Kamioni del nga rruga dhe bie në humnerë, vdesin 2 persona, një në gjendje kritike

Tragjike në Gramsh/ Kamioni del nga rruga dhe bie në humnerë, vdesin 2 persona, një në gjendje kritike

Foto ilustruese GRAMSH- Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy personave, është regjistruar mesditën e sotme në aksin Kabash-Poroçan, në afërsi të fshatit Bardhaj, në Gramsh. Mësohet se një mjet tip kamion, ku udhëtonin 3 persona, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Sipas informacioneve paraprake, në mjet udhëtonin një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit. Si pasojë e aksidentit, mësohet se ka humbur jetën mësuesja dhe drejtuesi i mjetit, ndërsa infermierja është transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Nuk dihen ende rrethanat apo shkaqet e aksidentit, teksa paraprakisht dyshohet se rruga e vështirë dhe kushtet e terrenit mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit. Ndërkohë, forcat e policisë dhe shërbimet...