Tragjedia në Shkodër, dyshohet se ka shpërthyer bombula e gazit, humbin jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Tragjedia në Shkodër, dyshohet se ka shpërthyer bombula e gazit, humbin jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në fshatin Domen të Shkodrës, ku 24-vjeçares Bleona Çobaj dhe dy fëmijët esaj, të moshës 18 muajsh dhe 3 vjeç, kanë humbur jetën nga shpërthimi i dyshuar i një bombule artizanale gazi pranë një shtëpie të vjetër në pronësi të familjers. Ngjarja ndodhi në lagjen Plisht të fshatit Domen, në njësinë administrative Postribe.  Sipas burimeve, familja  ishte kthyer nga Gjermania më 15 korrik dhe ishte strehuar në shtëpinë e tyre në Golem të Shkodrës. Banesa ku ndodhi tragjedia është shtëpia e vjetër e prindërve të 24-vjeçares, ku ajo kishte shkuar bashkë me dy fëmijët, burrin dhe vjehrrin për ta pastruar dhe sistemuar, ndonëse ajo ishte e pabanueshme Mësohet se familja kishte qëndruar në fshatin Golem dhe dy ditë më...