Tragjedia në Itali/ U helmuan nga rrjedhja e gazit, familja shqiptare ishte transferuar në shtëpinë e re vetëm pesë muaj më parë

Tragjedia në Itali/ U helmuan nga rrjedhja e gazit, familja shqiptare ishte transferuar në shtëpinë e re vetëm pesë muaj më parë

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Italinë, ku katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbën jetën pas një rrjedhjeje monoksidi karboni, të shkaktuar nga një kaldajë me defekt në shtëpinë e tyre. Një detaj që ka thelluar tragjedinë është fakti se familja Kola kishte blerë këtë shtëpi vetëm një vit e gjysmë më parë dhe ishin zhvendosur aty vetëm pesë muaj më parë, shkruan La Repubblica. Viktimat janë katër anëtarë të familjes me origjinë shqiptare: Arti Kola, 48 vjeç, babai i familjes; Jonida Kola, 43 vjeç, nëna; Hajdar Kola, djali 22-vjeçar dhe Xhesika Kola, vajza 15-vjeçare. Ata u gjetën të pajetë në shtëpi nga vëllai i kryefamiljarit, i cili kishte arritur në vendngjarje pasi familja nuk po u përgjigjej telefonatave. Kur karabinierët mbërritën, ata trokitën...