Tragjedia e Postribës, nëna me dy fëmijët e saj sapo ishin kthyer nga Gjermania
Pas fëmijës së parë të familjes gjenden të pajetë nën rrënojat e djegura të banesës edhe nëna me fëmijën tjetër. Viktimat janë Bleona Çelaj, 24 vjeçe, kurse fëmijët janë 1 dhe rreth 4 vjeç. Mësohet se nëna me dy fëmijët e saj sapo ishin kthyer nga Gjermania, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes tragjike. Policia vendore njoftoi për ngjarjen e rëndë se: “Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje. Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe,...
Burimi:
gijotina.com