Tragjedi në Klos, 66-vjeçari humb jetën në lumin Mat
Foto ilustruese KLOS- Një 66-vjeçar u mbyt mbrëmjen e djeshme në Klos, teksa po tentonte të kalonte lumin Mat. Për shkak se rrjedha ishte e fortë, trupi i pajetë i Xhemal Zhukut u gjet disa kilometra larg fshatit Fshat ku kishte tentuar të kalonte lumin. Në kërkimin e trupit morën pjesë shërbimet e Policisë, familjarët e 66-vjeçarit, si dhe banorë të zonës, të cilët arritën ta nxirrnin nga lumi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Njoftimi i Policisë:“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:00, është marrë informacion se shtetasi Xh.Zh., banues në fshatin Fshat, bashkia Klos, kishte humbur kontaktet me familjen e tij. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me familjarët, kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Si rezultat,...
Burimi:
zeri.ai