Tragjedi në Itali/ Bie nga skelat e kantierit të ndërtimit, humb jetën 52-vjeçari shqiptar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar humbi jetën gjatë punës në një kantier ndërtimi. Viktima është identifikuar si Murat Tafçiu, me origjinë shqiptare. Sipas mediave italiane, ngjarjen e panë kolegët e tij, të cilët menjëherë njoftuan ambulancën. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës, shqiptari nuk mundi të shpëtonte. Kompania e ndërtimit me seli në Carpi shprehu ngushëllimet për familjen e Murat Tafçiut dhe deklaroi se po bashkëpunon me autoritetet për të sqaruar saktësisht rrethanat e aksidentit. Ngjarja ka shkaktuar reagime edhe nga autoritetet lokale. Kryebashkiaku i Modenës, Massimo Mezzetti, shprehu ngushëllimet e tij për familjen dhe kolegët e punëtorit. “I shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të punëtorit që humbi jetën mëngjesin e sotëm...
Burimi:
top-channel.tv