Trafikuan 485 kg kokainë nga Kolumbia, SPAK identifikon grupin dhe zbulon detajet

Trafikuan 485 kg kokainë nga Kolumbia, SPAK identifikon grupin dhe zbulon detajet

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim sipas SPAK, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit kriminal prej 10 personash që trafikuan nga Kolumbia në Shqipëri 485.5 kg kokainë të përzier me pleh kimik, krim për të cilin u dënuan me 89 vite burg në total nga Gjykata e Posaçme në qershor të vitit 2024. Klevent Gjolena, Aldi Zonja dhe Musa Gjikola janë arrestuar nga blutë pasi Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në burg”. Në kërkim janë shpallur Kevin (Arjan Margjoni) dhe Durim Keçi. Në kuadër të hetimeve dhe me autorizim të Gjykatës së Posaçme janë kryer edhe disa kontrolle në banesa, automjete dhe ndaj personave të përfshirë. Si rezultat janë sekuestruar:...