Trafikuan 2.4 ton marijuanë e kokainë/ Gjykata e Apelit lë në burg 8 anëtarët e grupit Rraja, mes tyre dhe djali i ish-deputetit të PS

Trafikuan 2.4 ton marijuanë e kokainë/ Gjykata e Apelit lë në burg 8 anëtarët e grupit Rraja, mes tyre dhe djali i ish-deputetit të PS

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për pjesëtarët e grupit kriminal që dyshohet se trafikonin kokainë dhe mariuanë në 3 linja, drejt Holandës, Gjermanisë dhe Turqisë. Mes personave të lënë në burg është edhe djali ish deputetit Rrahman Rraja, Rexhepi. Islam Sefa, Jani Çavo, Aldo Gjini, Marvin Bushati, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Rexhep Rraja dhe Zamir Aliaj u arrestuan me urdhër të SPAK në dhjetor. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më datë 24.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 1 akti, datë 19.01.2026 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve I.S, J.Ç, A.Gj., M.B., P.Rr., G.Rr., R.Rr., dhe Z.A.: “Ankim kundër vendimit nr. 124,...