Trafiku i paralizuar për të tretën ditë radhazi, kaosi vijon në aksin Prrenjas-Librazhd-Elbasan-Tiranë

Trafiku i paralizuar për të tretën ditë radhazi, kaosi vijon në aksin Prrenjas-Librazhd-Elbasan-Tiranë

Për të tretën ditë radhazi, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd–Elbasan–Tuneli i Krrabës–Tiranë vijon të jetë tejet i mbingarkuar, duke sjellë kaos dhe vonesa të shumta për mijëra drejtues mjetesh. Situata problematike po përsëritet edhe këtë fundjavë, ndërsa fluksi i lartë i automjeteve në të dy kahet e rrugës e ka bërë thuajse të pamundur normalizimin e trafikut. Burime nga terreni bëjnë me dije se, pavarësisht pranisë së shtuar të forcave të Policisë Rrugore, disiplinimi i qarkullimit mbetet i vështirë për shkak të numrit të madh të automjeteve dhe kushteve të amortizuara të infrastrukturës në disa segmente ku janë kryer punime për zgjerimin e saj , pjesë e Koridorit Tetë. Në disa segmente kyçe, trafiku ecën me ndalesa të shpeshta, duke krijuar radhë të...